Saturday, April 28, 2012
Opozita siriane kërkon ndihmë prej UÇK-së
Siç shkruan agjencia botërore e lajmeve Associated Press (AP) tre aktivistët e opozitës siriane që qëndruan disa ditë më parë në Kosovë nga kreu i politikanëve shqiptarë ka kërkuar ndihmë se si të ballafaqohen me regjimin e Bashar Al Aasadit në Siri.
Njëri prej aktivistëve sirianë Amar Abdulhamid, i cili jeton në SHBA pasi ishte depërtuar nga shteti i tij, sitohet të ketë thënë për AP se në Kosovë kanë ardhur që të mësojnë.
“Jemi këtu për të mësuar. Kosova ka kaluar nëpër rrugë të njëjtë dhe mendoj se përvoja e tyre mund të na ndihmojë, në aspektin se si formacione të ndryshme t’i bashkojnë në një ushtri të vetme siç ishte e organizuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka thënë Abdulhamid për AP.
UÇK pas një lufte të ashpër në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999 me ndihmën e NATO-s kishte arritur që ta mposhtë ushtrinë serbe të Millosheviqit dhe ta largojë atë nga Kosova.
Tani Kosova është shtet i pavarur i njohur nga 90 vendet më të fuqishme të botës.
Zyrtarisht u njoftua se anëtarët e opozitës Siriane në Prishtinë i kanë thënë ministrit të punëve të jashtme Hoxhaj se nëse lirohet vendi i tyre ata do ta njohin Kosovën si shtet të pavarur./fri
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

No comments:
Post a Comment